Tjetër video trondit te PSG! Mbape e injoron Mesin si një lojtar i rëndomtë, sherr me Neymar se kush do gjuante penalltinë

Të shtunën, lojtarët e PSG-së mundën 5-2 Montpellier në javën e dytë të Ligue 1 franceze.

PSG e ka nisur mirë sezonin e ri Ligue 1 në të cilin do të mbrojë titullin e kampionit të Francës dhe fundjavën e kaluar parizienët treguan edhe një herë forcën e tyre në ndeshjen ndaj Montpellier.

Megjithatë, jo gjithçka ishte perfekte në lojën e PSG-së dhe ndeshja u shënua më së shumti nga Kylian Mbappe, i cili u duk tejet nervoz, gjë që të gjithë e shihnin qartë me sjelljen e tij.

Mbappe doli në qendër të vëmendjes gjatë një aksioni kur ai thjesht pushoi së vrapuari sepse ishte i zemëruar që një nga shokët e tij të skuadrës nuk ia kaloi topin dhe e braktisi aksionin.

Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha nga Mbappe në këtë lojë. Ne pamë që gjërat mes tij, Neymar dhe Lionel Messi nuk po funksionojnë shumë mirë në fund të pjesës së parë kur PSG mori një penallti të dytë.

Parisianët e patën penalltinë e parë në minutën e 23-të dhe ishte Mbappe ai që e e ekzekutoi, por nuk arriti të shënonte. Mbappe donte të ekzekutonte penalltinë e dytë 20 minuta më vonë, por këtë herë Neymar nuk pranoi t’ia jepte topin.

Mbappe dhe Neymar debatuan në pikën e penalltisë se kush do ta ekzekutonte penalltinë, me brazilianin që ia bëri të qartë shokut të skuadrës se nuk do t’i jepej topi dhe se ishte radha e tij për të ekzekutuar penalltinë.

Shihej se sa i zemëruar ishte Mbappe për këtë, por Neymar tregoi se si ekzekutohen penalltitë dhe arriti të shënojë gol për të bërë rezultatin 2-0.

Megjithatë, një tjetër detaj i asaj situate u gjend në qendër të vëmendjes së publikut francez. Francezët shkruajnë se si Mbappe e kaloi gjakftohtësisht Messin teksa kërkonte topin nga Neymar, duke menduar se do të ekzekutonte një penallti të dytë.

Pamja e Messit flet mjaft për lëvizjen e Mbappes, por kjo situatë penalltish tregon më së miri se çfarë problemi do të kenë parisienët për shkak të gjithë atyre yjeve në skuadër dhe se trajneri Christophe Galtier nuk do ta ketë të lehtë të bashkëpunojë me ta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online