Nuk ka ditë pushimi për United-in, Ten Hagu i detyron të vrapojnë 13.8 kilometra

Manchester United është larg shkëlqimit të një klubi të madh. Pas zhgënjimit në sezonin e shkuar, “djajtë e kuq” e kanë nisur edicionin e ri në mënyrën më të keqe të mundshme. Dy humbe në dy ndeshjet e para në kampionat, ku e fundit ishte turpëruese me rezultatin 4-0 ndaj Brentfordit.

Kaq ka mjaftuar që Ten Hagu të fillojë me ndëshkimet në skuadër. Trajneri holandez vendosi të mos u jepte lojtarëve ditën e zakonshme të pushimit. Manchester United-i iu nënshtrua një seance shtesë stërvitore, ku futbollistët u detyruan të vraponin oër 13.8 kilometra. Kaq ishte diferenca në kilometrat e përshkuar në fushë ndaj lojtarëve të Brentfordit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online