Tjetër test, këtë herë me Pogradecin

Përgatitjet në Ohër do të vijojnë deri më 30 gusht, por blutë do të kthehen në Shqipëri pasditen e sotme për të zhvilluar miqësoren e radhës. Më pas do të rikthehen në Maqedoni. Ekipi i trajnerit Milinkoviç do të luajë përballë Pogradecit sot, në orën 17:30. Një miqësore, që vlen për konsolidimin e skuadrës. Trajneri do të ketë një tjetër mundësi për të krijuar një ide më të qartë për formacionin, që do të hedhë në fushë në ndeshjen e Superkupës. Sytë do të jenë nga sulmi, që deri më tani nuk është zhbllokuar dhe Alijev së bashku me Bakajn do të synojnë ta bëjnë “sefte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *