Vllaznisë i ‘digjet’ miqësorja

Vllaznia është e pafat. Edhe atë miqësore që me shumë sakrificë arriti ta prenotojë nuk arriti ta zhvillojë ditën e djeshme. Nga sa bëhet e ditur, shkak për anulimin e kësaj miqësoreje është bërë një fatkeqësi familjare që ka pasur të bëjë me presidentin e klubit Petnjica të Beranes. Lajmi në fakt për anulimn e kësaj miqësore është përcjellë që në orët e drekës nga drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia duke dhënë edhe argumentet përkatëse. Në të tilla kushte, në të njëjtën orë, atë 17:00 që ishte planifikuar miqësorja, tekniku Cungu ka zhvilluar seancën stërvitore me skuadrën e tij. Një seance, e cila duke qenë se në program të kësaj dite të premte ka qenë ndeshja miqësore, stafi teknik është përpjekur ta zëvendësojë me një minutash loje të konsiderueshme. Pjesë e kësaj seance kanë qenë edhe dy futbollistët e ardhur për provë, nigeriani me pasaportë holandeze, Randi Onuoha dhe kroati Karlo Kesinoviç. Pa anashkaluar edhe pjesën tjetër të skuadrës, miqësorja e së premtes më shumë ka qenë në funksion të tyre me qëllim vëzhgimin nga afër të treguesve fizik dhe tekniko-taktik. Deri tani, drejtuesit, si ato të stafit teknik por edhe ato administrativë akoma nuk janë shprehur rreth paraqitjes së tyre. Ato do të vazhdojnë të mbahen në provë edhe për disa ditë, ndërkohë që pritet organizimi i një miqësoreje tjetër, gjë që do t’ia bënte edhe më të lehtë punën stafit teknik për të vendosur. Gjithsesi, në lidhje miqësoren, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se me të gjitha gjasat miqësorja e ardhshme, nëse do të ketë të tillë, mund të zhvillohet me një skuadër tjetër malazeze. Në lidhje me vijueshmërinë e stërvitjes, skuadra do të vijojë të stërvitet edhe sot, ndërkohë që të dielën, me shumë mundës futbollistët do të lihen pushim për t’u rikthyer sërishmi në fushën stërvitore ditën e hënë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online