Tjetër risi nga VAR, tani dhe për publikun

Në Kupën e Botës, “VAR” u bë shumë herë protagonist, por në fund duket se të gjithë mbeten të kënaqur prej tij. Nuk ka qenë një histori dhe aq e lumtur në Itali, pasi në disa raste vendimet e marra sërish janë kontestuar.

Gjithsesi, VAR do të vijoj të aplikohet në Seria A dhe në edicionin e ri. Këtë sezonin e ri do të ketë një risi, pasi edhe të pranishmit në stadium do të kenë mundësinë të shohin përsëritje vetëm një herë rastin e diskutueshëm, pasi të jetë marrë vendimi nga gjyqtari kryesor.

Nuk do të ketë pamje të ngadalësuara, por mbetet për t’u parë se sa pozitive mund të jetë kjo gjë, kur dihet se publiku mund të marrë “flak” nëse vendimi i marrë do të jetë i diskutueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online