Tjetër largim në horizont për Spanjën

Spanja bëri një paraqitje aspak të mirë në Kupën e Botës. Ata u eliminuan menjëherë pas fazës së grupeve nga Rusia, vetëm pas 11-metërshave, por loja e tyre mori kritika të shumta.

Normalisht që pas këtij dështimi do të rishikohet pozitat e disa futbollistëve, por një pjesë pre lojtarëve kanë nisur që të rishikojnë pozitën e tyre në skuadër. David Silva është prehur se ai mund të mos jetë më pjesë e përfaqësueses së Spanjës.

Ylli i Mançherster Sitit aktualisht është i përqendruar tek shëndeti i djalit të tij, i cili ka lindur para kohe. Vetë lojtari do të takohet me trajnerin Pep Guradiola për të marrë mendimin e tij përfundimtar.

32-vjeçari ishte një nga lojtarët që ka fituar Kupën e Botës në 2010 dhe tani e sheh si mundësi për t’i hapur udhë lojtarëve të rinj.

“Që pas eliminimit nga Kupa e Botës, unë kam qenë i përqendruar 100% tek djali im”.

“Unë do të kthehem tek Mançesteri të dielën dhe pastaj do të filloj përsëri të mendoj për futbollin”.

“Sinqerisht nuk e di nëse do të vazhdoj të luaj për Spanjën. Është diçka që duhet të vendos në ditët dhe javët e ardhshme dhe kur të kthehem tek Siti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online