Çelsi në sulm për Ramsein, ofertë e konsiderueshme për Arsenalin

Çelsi përflitet më shumë për largime sesa për afrime. Gjithsesi, “Blutë” e Londrës do tentojnë që të bëjnë dhe një goditje të madhe dhe emri i radhës që del në listë është ai i Aron Ramseit. Uellsiani preferohet nga Mauricio Sarrit dhe oferta duket se është gati.

Nga Anglia raportohet se oferta që po bën gati Çelsi është afro 30 milion paund. Një shifër e konsiderueshme , por vështirë se Arsenal do të kënaqet nga kjo shifër.

Dëshira e lojtarit mund të vendosë shumë, pasi ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me “topçinjtë”. Unai Emeri e konsideron pjesë të planeve të tij, por asnjëherë nuk i dihet. Kontratat e Ramseit përfundon në verën e ardhshme dhe nëse lojtari në fjalë nuk pajtohet me rinovimin, do të ishte mirë dhe për arsenalin që të përfitonte diçka nga shitja e tij që këtë verë, edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e kampionatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online