Martin Odegard do të vazhdojë të luajë në kampionatin holandez. 19-vjeçari i Realit të Madridit u aktivizua me ekipin e Herenvenit gjatë sezonit të kaluar, ku luajti bashkë më Arbër Zenelin, ndërsa këtë vit do të mbrojë ngjyrat e Viteshes.
Të dy klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen e arritur dhe Odegard, i cili shënoi 3 gola në 38 ndeshje me Herenvenin, është gati për të nisur aventurën e re me Viteshen. Klubi i ri i norvegjezit e ka nisur mirë sezonin e ri të “Eredivisie”, ku ndodhet në kuotën e katër pikëve mbas dy ndeshjeve të para.
Lojtari i talentuar do tentojë të lërë gjurmë me ekipin e ri, me shpresën për t’u rikthyer në Madrid dhe për të luftuar për një vend titullari.
Comunicado Oficial: Odegaard.
? https://t.co/gaDrnmMBaG#RealMadrid pic.twitter.com/56rc8H12Lr
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 21, 2018