Problemet e pagave te flamurtari duket se janë një histori e përvitshme që nuk po gjen zgjidhje. Vonesa disa mujore ka bërë që disa nga lojtarët të humbasin durimin, madje të shkojnë deri aty sa të bojkotojnë stërvitjen me skuadrën.
Danilo Alvesh siç dihet nuk është kthyer ende nga Brazili, por edhe kapiteni Tomislav Bushiç duket se nuk mund të presë më premtimet e presidentit Idrizi dhe ka menduar që të mos paraqitet sot në ndeshjen miqësore mes Flamurtarit dhe Lushnjes.
Lojtari duket se e ka ndarë mendjen dhe nuk do të tërhiqet derisa të shlyhen të gjitha detyrimet karshi tij. Një histori që në Vlorë është bërë zakon gati çdo janar dhe nuk merr zgjidhje asnjëherë. Nuk do ishte aspak çudi që shembullin e kapiteni ta ndiqnin edhe disa lojtar të tjerë, që nën zë e pranojnë se nuk mund të durojnë pa fund pa u paguar.