Argjentina vijon të zhgënjejë dhe të ketë dështime. Pavarësisht se arriti të kalonte fazën e grupeve, ku u rendit në vendin e dytë pas Kolumbisë, nga kombëtarja Albiceleste nuk ka asnjë lojtar prezent në formacionin më të mirë të fazës së grupeve.
As Lionel Mesi dhe as Serxhio Aguero nuk kanë arritur të përzgjidhen. Portën e mbron gardiani i Venezuelës Farinez, ndërsa përpara tij qëndron dyshja e Uruguajit në qendër, Zhimenes-Godin. Nga krahët janë brazilianët Filipe Luis e Dani Alvesh.
Mesi i fushës përbëhet nga dyshja e Kilit në qendër, Aranguiz-Pulgar, ndërsa në krah luajnë Maçis i Venezuelës dhe Hames Rodrigez. Sulmi është pronë e Kavanit dhe Everton, i cili ka mahnitur deri tani me Brazilin.