Kukësi po rikthehet fuqishëm në garën për titullin dhe në fund do të jenë veri-lindorët ata që do të festojnë. Ky është besimi i Ardian Cuculit, mbrojtësi me shumë eksperiencë, i cili u afruar gjatë verës te blutë, pas trimfeve historike me Shkëndijën e Tetovës.
Në “Proçesin Sportiv”, 31-vjeçari foli për marrëdhënien me presidentin Safet Gjici, i cili është një prej personazheve më karizmatikë në futbollin shqiptar: “Marrëdhëniet me presidentin Gjici janë shumë të mira. Si na motivon kur vjen në dhomat e zhveshjes? Hajde çuna, fitoni!”.
Si një ish-lojtar i kuq, Cuculi komentoi humbjen e Partizanit me Skënderbeun: “Skënderbeu vazhdon me lojën e tij. Ndoshta nuk ka shkëlqimin e viteve të kaluara, por filozofia është e njëjtë. Partizanit I mungoi fitimi I topit të dytë dhe lufta u bë te neutralizimi I krahëve. Të dyja këto Skënderbeu i bëri shumë mirë, shfrytëzoi rastet që iu dhanë dhe nuk vodhi asgjë duke fituar në fushën e Partizanit”.
“Loja është me episode, çdo ekip ka rastet e veta. Partizani nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara, ndërsa Skënderbeu po. Kështu ka ndodhur edhe me ne, kur kemi luajtur ndaj tyre. Kampionati do të jetë i ekuilibruar deri në fund. Garë treshe për titullin? Të gjithë janë aty, diferencat janë shumë të vogla. Edhe Skënderbeu, edhe Kukësi kemi lënë pikë me ekipet e vogla”.
“Humbjet në fazën e parë me Skënderbeun dhe Partizanin? Patjetër që besojmë se mund ti thyejmë këto dy skuadra. Vetë renditja e tregon këtë situatë. Por, janë edhe ekipe si Flamurtari dhe Teuta, nga të cilat duhet të kemi kujdes. Mesazh për tifozët? Duhet të qëndrojnë të qetë, se në fund do të qeshim ne”.
“Marrëdhëniet me trajnerin janë të mira dhe profesionale, por jemi një familje drejt një qëllimi. Ka patur pak ngarkesë, mbi të gjitha kur nuk ka rezultate të mira, edhe sepse kemi objektiva madhore. Nga drejtuesit apo njerëzit që janë aty në klub, kërkohet gjithmonë më tepër. Por, jemi një ekip i ri dhe nevojitet pak kohë. Rezultatet e fundit do të na rrisin vetëbesimin dhe do të na shërbejnë në vazhdimësi”.
“Shiriti i kapitenit? Edhe te Shkëndija kam qenë zëvendës kapiten. Pas lëndimit të Shametit ma dhanë mua shiritin: është një përgjegjësi e madhe. Largimi nga Tetova? Ishte zgjedhja ime, ndoshta në një moment të caktuar nuk u ndjeva shumë i vlerësuar nga drejtuesit dhe vendosa të largohesha”.