Numri me fat, titulli dhe UEFA: “perlat” e Bregut edhe jashtë fushe

Goli i dytë me radhë në shtesë, duke mbyllur ndeshjet në favor të Skënderbeut. Një tjetër perlë, pas asaj me Kamzën, me festën që nuk ndryshon. Dejvi Bregu heq fanellën, i tregon të gjithëve me krenari 23-shin që mban në shpinë.

Lidhja me këtë numër është e veçantë për talentin e korçarëve, që në “Proçesin Sportiv” në “Top Channel” tha: “Festimi im ndaj Partizanit nuk ka diçka të veçantë, ashtu e bëj gjithmonë kur shënoj. Tregoj 23-shin në fanellë, këtë numër e kam zgjedhur sepse babai im, që është nga Korça, ka lindur më 23 gusht”.

“Në pjesën e parë Partizani na rrezikoi vërtetë. Në pjesën e dytë ishim më mirë në lojë, aktivizimi i Muzakës i dha një impuls tjetër ekipit dhe eksperienca e tij e zgjidhi situatën. U përgatitëm të qetë, pavarësisht se në media flitej se ajo ndeshje vendoste fatet e sezonit, por nuk është e vërtetë. Ka edhe tre faza për të luajtur dhe çështja e titullit vendoset në fund. Kishim besim maksimal dhe arritëm të merrnim tre pikët”.

Për zërat optimistë që kanë nisur të qarkullojnë se Skënderbeu do të evitojë dënimin nga UEFA, pas pezullimit 10-vjeçar nga Komisioni i Etikës, Bregu ia la komentet klubit, por zbuloi se qetësia në skuadër nuk ka munguar asnjëherë: “Nuk më takon mua të flas për UEFA-n, por klubit. Prej momentit kur shkova në Korçë kam gjetur optimizëm dhe qetësi, si ndodh rrallë në klubet e tjera shqiptare. Ambienti është shumë i qetë”.

“Korça është një qytet i bukur dhe ka vajza shumë të bukura. U mërzitën vajzat në Gjirokastër? U kërkoj falje publike, edhe ato janë shumë të bukura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online