Titullarët gati të bojkotojnë: Këstin, ose nuk vijmë në fazë!

Qëndrimi në Superiore vjet nuk u arrit lehtë. U desh java e fundit që të mbeteshin në elitë pas fitores me Partizanin. Ky sezon duket se do të jetë më i vështirë për Kamzën, që ka humbur një pjesë të mirë të lojtarëve titullarë të sezonit të shkuar.

Gjithsesi ka edhe nga ata që kanë dalë në stërvitje, por ende nuk ka asgjë të mbyllur. Lojtarët kërkojnë të marrin këstin e parë të kontratës dhe më pas të firmosin. Deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, çka ka bërë që “senatorët” e ekipit të mendojnë për ta vijuar karrierën në tjetër ekip.

Te Kamza kanë programuar që të premten të nisen drejt Maqedonisë për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore, por drejtuesit duhet të zgjidhin çështjen e kësteve. SportEkspres.com mëson se lojtarët janë të vendosur që të mos shkojnë në fazë nëse nuk marrin këstin. Kështu, presidenti Naim Qarri dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu duhet t’u përgjigjen lojtarëve, ndryshe asgjë nuk është në rrugën e duhur.

Me kohën që kalon, lojtarët duan të jenë të sigurt për të ardhmen e tyre, ndaj edhe duan një përgjigje sa më të shpejtë të drejtuesve, ndryshe do të jetë të detyruar të shohin për tjetër ekip dhe ofertat nuk u mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *