Ferhan Hasani ishte goditja e bujshme që u bë thuajse zyrtare te Tirana. Vetë presidenti Halili pohoi se sulmuesi shqiptar do të vishej bardheblu pas një sacrifice ekonomike nga kampionët në fuqi. Por ai vendim i përkohshëm për bllokimin e merkatos bëri që tashmë “Buba” të duket edhe më larg kryeqytetit shqiptar.
Një ofertë joshëse ka mbërritur për lojtarin nga India, por në garë së fundmi është futur edh eish-skuadra e tij, Shkëndija. “Infosport.mk” bën me dije se Hasani ka refuzuar fillimisht ofertën prej 7 mijë eurosh në muaj, ndërsa tetovarët nuk kanë hequr dorë dhe kanë rritur ofertën për shërbimet e tij.
Ndërkohë, në rast se ky transferim realizohet, atëherë në kryeqytetin e Shqipërisë mund të mbërrijë një dëshirë e hershme e Tiranës. Bëhet fjalë për Besart Ibraimin, i cili është një nga golashënuesit më të mirë të Shkëndijës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/