“Ja ekipi që kërkoi Muçin“, Grillo zbulon ofertat e talentit bardheblu: Dhanë 400 mijë euro, një shifër gjysmake

Jemi në muajin e transferimeve dhe skuadrat po punojnë për të pasuruar organikën e tyre. Shumë emra janë përfolur, ku nuk kanë munguar as “pesha të rënda“ për kampionatin shqiptar, si sulmuesët e Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Azdren Llullaku, të cilët u lakuan pran klubit të Vllaznisë. Megjithatë, një transferim i Balajt në Shkodër ngjan më tepër një absurditet për komentatorin dhe menaxherin e njohur Kosta Grillo.

Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Fax Sport” të moderuar nga gazetarja Klevisa Alinani, ku ka komentuar merkaton e Kategorisë Superiore. Sipas tij një futbollist si Balaj, pavarësisht dashurisë që mund të ketë për Vllazninë, kurresi nuk mund të lërë elitën e Austrisë. Me tej Grillo zbulon edhe talentet e Superiores që janë vënë në radarët e klubeve europiane, duke treguar se Muçi ka pasur një ofertë prej 400 mijë eurosh nga Genti i Belgjikës, por një shifër e tillë konsiderohet shumë e ulët nga presidenti Halili.

Kontaktet e Vllaznisë me Llullakun dhe Balajn

“Foli edhe me Balajn Alban Xhaferi. Ai ka kontaktuar me shumë futbollistë, edhe me Llullakun. Duke qenë se kërkohet një Vllazni e madhe, jo vetëm për të fituar titullin, por për të luajtur në Kupat e Europës në verë me një skuadër cilësore. U fol edhe me Bekim Balajn, edhe me Llullakun. Por këto mbeten në dëshirat e drejtuesve. Sado që e do Vllazninë dhe mund të japë jetën për të, sepse është një djalë që e do Shkodrën, nuk mund të lërë Balaj kampionatin austriak, sado para mund t’i ofrohen në Shqipëri. Është një absurditet për mua”.

Ofertat për Muçin

“Unë di që Muçi është shumë në kërkime. Ka shumë oferta. Di një ofertë që i është bërë nga Genti në Belgjikë. Di që ka ofruar saktësisht 400 mijë euro për Tiranën dhe është hedhur poshtë. Ndërmjetës ishte Shkumbin Qormemeti. Nëse do ofrohet shuma që kërkon presidenti, mendoj se Halili do e lëshojë Muçin. 400 mijë euro është shumë larg, një shifër gjysmake. Se Muçi është një talent shumë i madh. Flasim për një talent të jashtëzakonshëm, nuk mund ta japë Tirana për 400 mijë euro”, ka deklaruar Kosta Grillo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online