Sulmuesi nigerian do të ribashkohet me 24-herë kampionët e vendit, pasi ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubi. “Ish”-i i Liverpulit jep sinjale pozitive
Gjergji Stefa
Tirana tashmë e ka të plotë edhe sulmin, pasi në urdhrat e trajnerit Ze Maria do të jetë edhe Ifeani Ede, sulmuesi që në dhjetor mbush 27-vjeç dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e bardhebluve. Prej tij pritej shumë dhe në fund realizoi shtatë gola, gjashtë në kampionat dhe një në finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe që Tirana e fitoi pas triumfit me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut. Fillimi i sezonit të shkuar ishte i pafat për të, pasi në momentin që gjeti golin e parë në javën e pestë ndaj Flamurtarit, iu desh të shkonte në “bokse” për shkak të një dëmtimi që e la jashtë fushave të blerta atë për rreth tre muaj. Në vitin 2017 shënoi 5 gola në Superiore, ndërkohë që gjatë eksperiencës së parë në Superiore ka zbritur në fushën e blertë me fanellën e Tiranës plot 21 herë në kampionat.
MAJKËLL NGOO
Sezoni për 24-herë kampionët e vendit nisi i mbarë, pasi Tirana arriti të fitojë trofeun e Superkupës. Të gjithë i kishin sytë te përballja me Kukësin, për të parë ndryshimet e bëra në të dyja skuadrat. Bardheblutë dhanë sinjale pozitive në tërësi, ndërkohë që drejtuesit dhe stafi teknik janë ngrohur nga paraqitja që bëri sulmuesi anglez Majkëll Ngoo. 24-vjeçari debutoi me trofe, teksa u hodh në fushën e blertë në minutën e 70-të në vend të Bedri Grecës. Shtatlarti iu afrua shumë golit si dhe asistoi për shokët e skuadrës, duke treguar që mund të bëjë gjëra të mira me Tiranën. Nuk duhet harruar që ka vetëm pak që është vënë nën urdhrat e trajnerit Ze Maria dhe ende nuk është në kondicionin e duhur. Shtatlarti pritet të jetë një nga pikat e forta të skuadrës së Tiranës në të Parën dhe shtatlartësia e tij do të bëjë punë në këtë nivel të futbollit shqiptar, pasi duke ditur terrenet në të cilat luhet, krosimet do të jenë një mënyrë për të zgjidhur ndeshjet, sidomos ato në transferta, pasi “Selman Stërmasi” ofron kushte perfekte dhe mund të luhet futboll cilësor pa asnjë problem.
PROBLEMI
Medalja ka dy anë dhe përforcimet nga jashtë vendit duhet të jenë të limituara, pasi siç dihet edhe në të Parën lejohet të luajnë në një ndeshje vetëm katër futbollistë të huaj. Momentalisht te Tirana janë tetë futbollistë, duke përfshirë këtu edhe Mojse Nkounkou, i cili është nën kontratë me Tiranën, edhe pse dëshiron të largohet dhe nuk i është bashkuar ekipit. Duke parë numrin e madh të lojtarëve të huaj, trajnerit Ze Maria u duhet t’i menaxhojë ata. Vetëm në sulm janë tre të huaj, konkretisht Ngoo, Sentamu dhe Ede. Njëri prej tyre, ose edhe dy, pritet të qëndrojnë në stol. Në mbrojtjekalu dhe Uellison do rivalizojnë për një vend, ndërsa Mauxhe në mesfushë pritet të jetë lider dhe i paprekshëm. Gjithashtu edhe Hardi Binguila, fantazisti i Kongos, konsiderohet një nga goditjet e merkatos së verës dhe
TË HUAJT TE TIRANA
Oriji Kalu Okagube – Mbrojtës, 25 vjeç
Uellison – Mbrojtës, 23 vjeç
Toni Mauexhe – Mesfushor, 30 vjeç
Hardi Binguila – Mesfushor, 21 vjeç
Mojse Nkounkou – Mesfushor, 21 vjeç
Junus Sentamu – Sulmues, 23 vjeç
Majkëll Ngoo – Sulmues, 24 vjeç
Ifeani Ede – Sulmues, 26 vjeç