Nga Karabeci te Mauexhe e tifozët, “Era” e re bardheblu

Kapiteni shkëlqen në rolin e ri, ndërsa mesfushori nga Uganda tregon që do të jetë lider. Kthimi i tifozëve ngroh të gjithë

Fitimi i Superkupës së Shqipërisë duhet lexuar dhe ata që e kanë ndjekur ndeshjen kanë mbajtur shënime dhe drejtuesit e Tiranës kanë marrë mesazhe të rëndësishme. Së pari Reuben Akua është zëvendësuar. Në vend të mesfushorit ganez ka ardhur Toni Mauexhe dhe me pjekurinë e tij do të jetë ruajtësi i ekuilibrit të skuadrës në mesin e fushës. 30-vjeçari ka marrë komplimentet më të mira për paraqitjen e bërë, pasi spikati në sfidën me Kukësin. Një garanci për trajnerin Ze Maria, që duhet të sigurojë sa më parë ngjitjen e Tiranës në Superiore. Me fitoren e marrë me kampionët, u vendos në njëfarë mënyre edhe kandidatura për të fituar sërish Kupën e Shqipërisë. Edhe ky ësht ënjë objektiv i klubit, pasi vetëm kështu arrihet pjesëmarrja në kupat e Europës për Tiranën. Karabeci dje dha shkëndija shumë pozitive. Shumëkush mund të thotë që cilësitë e Karabecit dihen dhe kapiteni duhet të jetë një lider për 24-herë kampionët e vendit. Gjithsesi ndaj Kukësit ai u pa në një rol të ri, më pranë sulmit. Freskia e tij në fushën e lojës vihej re lehtësisht, ndërkohë që dha disa pasime të mira për shokët e skuadrës në sulm. Paraqitja e tij ishte shumë pozitive dhe duket se stafi teknik i ka gjetur një pozicion të ri, duke i bërë vend edhe Mauexhes.

TIFOZËT  – Ata janë një forcë e madhe për Tiranën dhe u pa shumë mirë që vjet mungesa e tyre në stadium ndikoi edhe në dështimin që pati klubi. Në finalen e Superkupës tifozët ishin rikthyer dhe sinjali i dhënë nga ekipi i ngroh fansat, që pritet të kthehen në mbështetje të ekipit që në sfidën hapëse të kampionati me Ilirinë e Fushë-Krujës të shtunën e 16 shtatorit. Kjo normalisht i ngroh edhe drejtuesit, të cilët presin që të gjithë tifozët të jenë në mbështetje të klubit, në këtë nisje të re që Tirana do të bëjë nga Kategoria e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online