Tirana spektakël ndaj Bylisit, plot 6 gola në miqësore

Tirana ka mposhtur Bylisin me rezultatin 5-1, falë golave të Torasës, Hasanit dhe një triplete të sulmuesit të talentuar, Muçi. Në pjesën e parë, pati vend vetëm për një gol. Në minutën e 37-të, ishte Agustin Torasa ai që shënoi, pas një krosimi shumë të bukur nga e djathta e mbrojtësit Doka.

Në pjesën e dytë, u shënuan plot 5 gola. Fillimisht ishte Hasani ai që shënoi në minutën e 53-të, ndërsa Jaupaj në të 83-ën shkurtoi diferencat në 2-1. Brenda 8 minutave (87’ 89’ 95′), Muçi shënoi 3 herë, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 5-1.

Tirana – Bylis  5-1
Torasa 37′, Hasani 53′, Muçi 87′ 89′ 95′ / Jaupaj 83′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online