Bardheblutë janë skuadra më e shtrenjtë e Kategorisë së Parë, ndërsa vlera e klubit është më e madhe se disa skuadra të Superiores
Olsi Avdiaj
Tirana është një nga ekipet më të shtrenjta në futbollin shqiptar edhe pse luan në Kategorinë e Parë. Plot 3.3 milionë euro është vlera e ekipit bardheblu, ndonëse luan një kategori më poshtë, se “piaca” më e madhe në Shqipëri, siç është Kategoria Superiore. Madje, skuadra e drejtuar nga braziliani Ze Maria vlen më shumë se disa ekipe në Kategorinë Superiore dhe po të mos ishte për një zbritje normale nga “Transfermarkt”, meqë ekipi është në Kategorinë e Parë, vlera e bardhebluve do të ishte mes skuadrave më të mira të Superiores. Gjithsesi, bardheblutë janë padyshim ekipi më i shtrenjtë i gjithë historisë së Kategorisë së Parë dhe të dytë. 3.3 milionë euro nuk vlen asnjë ekip, për të mos thënë që Tirana vlen sa gjithë grupi ku luajnë bardheblutë në Kategorinë e Parë.
Më i shtrenjti – Padyshim që mes 26 lojtarëve të Tiranës, ekziston futbollisti më i shtrenjtë. Ai është Erion Hoxhallari. Vlera e kartonit të tij vlerësohet 325 mijë euro. Më pas është Erando Karabeci me 275 mijë euro dhe dihen vlerat e kapitenit. Talenti Albi Doka vlerësohet 250 mijë euro. Kartoni i Dorian Kërçikut dhe Asion Dajës kuotohet me 225 mijë euro. Nga të huajt, lojtari më me vlerë është Moise që nuk është në skuadër dhe më pas Hardi Binguila. Vlera e nigerianit Binguila rrotullohet te 170 mijë euro, ndërsa kongolezi Moise vlerësohet 200 mijë euro. Anglezi Ngo vlerësohet nga “Transfermarkt” 150 mijë euro.
Zbritja – 3.3 milionë euro nuk është vlera reale e Tiranës. Nëse këta lojtarë do të ishin në Kategorinë Superiore, atëherë vlera e tyre do të ishte rreth 20% më e lartë, çka do të thoshte që bardheblutë do të ishin 600 mijë euro më të shtrenjtë. Gjithsesi, edhe me këtë vlerë Tirana, ia kalon disa skuadrave të Superores. Ekipi bardheblu lë pas klube si Lushnja apo Kamza që vlejnë shumë më pak se Tirana. “Transfermarkt” nuk ka llogaritur as Realf Zhivanajn apo ndonjë lojtar nga të rinjtë të afruar së fundmi në ekip.
Largimet – Në vlerën e Tiranës nuk shtohen tre çerek milioni euro fitime nga shitja e lojtarëve këtë verë. Ikja e lojtarëve kryesorë dhe sidomos e Mervejlit, patjetër që do të rriste “shëndetin” e vlerës totale të klubit. Nga shitja e Mervejlit, Akuasë dhe Elvi Berishës janë grumbulluar 740 mijë euro dhe vlera e Tiranës në Kategorinë e Parë, teorikisht do të ishte shumë më e madhe nëse këta futbollistë do të ishin me grupin në këtë sezon.
Lojtari | Shteti | Vlera në euro |
Ilion Lika | Shqipëri | 75000 |
Princ Çali | Shqipëri | 50000 |
Ditmar Shehri | Shqipëri | 25000 |
Orji Okagbue | Nigeri | 170000 |
Gentjan Muça | Shqipëri | 225000 |
Marvin Turtulli | Shqipëri | 150000 |
Klisman Cake | Shqipëri | 100000 |
Alvaro Bishaj | Shqipëri | 50000 |
Erion Hoxhallari | Shqipëri | 325000 |
Albi Doka | Shqipëri | 250000 |
Marlind Nuriu | Shqipëri | 75000 |
Flamur Bajrami | Shqipëri | 50000 |
Uellison | Brazil | 100000 |
Tonny Mauexhe | Uganda | 50000 |
Erando Karabeci | Shqipëri | 275000 |
Asion Daja | Shqipëri | 225000 |
Hardi Binguila | Kongo | 50000 |
Moise | Kongo | 200000 |
Dorian Kërçiku | Shqipëri | 225000 |
Majkëll Ngo | Angli | 150000 |
Grent Halili | Shqipëri | 150000 |
Ifeani Ede | Nigeri | 150000 |
Yunus Sentamu | Uganda | 100000 |
Majkël Peçi | Shqipëri | 75000 |
Mateus Levendi | Shqipëri | 25000 |
Totali | 3320000 |