Albpetrolin e Bylisin nuk i lë balta të fitojnë!

Albpetroli dhe Bylisi, kanë luajtur dje në “Alush Noga” ndeshjen e kthimit. Pas miqësores së parë që u fitua nga skuadra e Mihos në Ballsh, dje ndeshja përfundoi 3-3, por duhet theksuar se terreni ka qenë mjaft i vështirësuar nga shirat dhe shumë pak skuadrat dolën në lojën e tyre më të mirë, pasi nuk lejohej qarkullimi i topit. Albpetroli kalon i pari në avantazh me Hatinë, ndërsa Ntepe barazon në limitin e pjesës së parë, madje kishte mundësia që të shënonte edhe në minutat e para të ndeshjes. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ku miqtë nga Ballshi kanë pasur edhe mundësi të tjera shënimi me Hyskën.

PJESA E DYTË – Miqtë nga Ballshi janë më kërkues. Të dy trajnerët nisin të bëjnë edhe zëvendësime. Por, është sërish Hatia i vendasve që shënon dhe i jep avantazhin Albpetrolit që zgjat vetëm një minutë, sepse miqtë shënojnë e këtë herë është Dhrami i futur në pjesën e dytë në lojë. Më pas Balla shënon golin e tretë të Albpetrolit. Por, duket se sfida nuk ka fitues, ndoshta edhe terreni ua bë  më të vështirë punën të dyja skuadrave. Në një faull të miqve, është Murataj që ekzekuton mjeshtërisht, “sfera” ka shkuar te Bregasi i cili nuk fal duke barazuar rezultatin. Natyrisht që ishte një ndeshje në një terren realisht të vështirë dhe të dy trajnerët shumë pak kishin mundësi që të shihnin veprimet e skuadrës në grup apo dhe kualitetet.

MERKATO – Brunild Naçi nga Flamurtari dhe Erlando Mehmeti nga Apolonia, janë dy afrimet në mbrojtje të skuadrës së Albpetrolit e cila mbyll merkaton me dy futbollistë premtues dhe mjaft të talentuar.

Albpetroli – Bylis     3-3

Shënues: Hatia 5’, 66’, Balla 68’/ Ntepe 45’, Dhrami  67’,  Bregasi  77’

ALBPETROLI: Harizaj, Kapo, Prifti, Naçi, Mehmeti, Idërshaj, Hatija, Romario Prifti, Caushaj, Balla, Sako. Trajner: M. Miho. (U aktivizuan edhe: Baba, Xhorxhi, Lalaj, Papingu, Fasko, Hasani, Hënza).

BYLISI: Dramolli, Buzi, Shoshi, Samnda, Ne. Hoxhaj, Ntepe, Luiz, Veseli, Çukuka, Zizi, Hyska.  Trajner: B. Devolli. (U aktivizuan: Xhorxheviç, P. Fejzaj, Murataj, Bregasi, Sinaj, Kapllanaj, Mehmetaj, Dhrami).

Gjyqtarë: O. Ferhataj, Q.Shehaj, H.Rakipi, N.Rrapa ( Patos)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online