Laçi me mungesa, Nica jep porositë e fundit

Rexhinaldo e Qaqi nuk rrezikojnë. Trajneri durrsak udhëzon ekipin në seancën e fundit. Ana taktike, çelësi i ndeshjes

Vladimir Prenga

Laçi i ka dhënë dorën e fundit përgatitjet për ndeshjen me Partizanin, teksa grupi i lojtarëve është stërvitur dje në Kamzë dhe tashmë është gati për ndeshjen e parë të kampionatit. Trajneri Nica, para ndeshjes ka folur për “Sport Ekspres” në lidhje me sfidën e sotme. Ai vlerëson kundërshtarin, ndërkohë që vë në dukje faktin se nuk e njohin edhe aq mirë Partizanin e këtij sezoni, pasi kanë bërë disa ndryshime. “Jemi përgatitur seriozisht gjatë këtyre ditëve. Kemi një ndeshje të vështirë, ndaj një ekipi që ka pretendime dhe këtë verë ka bërë shumë lëvizje në merkato dhe nuk është se e njohim shumë. Gjithsesi ne e kemi të qartë se duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe për këtë jemi përgatitur”, thotë fillimisht trajneri Nica, që ka edhe disa porosi për futbollistët e tij. “Motivimi në këto lloj ndeshjesh është i madh, por duhet që skuadra të ketë ekuilibër në fushën e lojës. Na duhet të luajmë thjeshtë dhe nëse do të bëjmë mirë detyrat, duke u vendosur ashtu si duhet taktikisht, atëherë nuk do të dalim pa gjë nga ky takim. Duhet të kemi besim dhe të luajmë lojën tonë. Shpresojmë shumë që ta nisim me një rezultat pozitiv”, u shpreh durrsaku i pankinës kurbinase.

MUNGESAT – Laçi nuk do të jetë i plotë për këtë takim, pasi mbrojtësi Harallamb Qaqi ka ndjerë një shqetësim në këmbë dhe nuk është rikuperuar dot në kohë për sfidën me Partizanin. Ndërkohë është larguar edhe mbrojtësi senegalez Amadu Boiro, që u testua në ndeshjen me Tiranën dhe e kaloi testin, por mësohet se 21-vjeçari i ardhur nga Gimnastik Terragona nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm futbollistik. Gjithsesi në prapavijë Gjoni është rikuperuar, ndërkohë që krah tij me shumë gjasa do të luajë shkodrani Abdurrahman Fangaj. Në mesfushë ka disa dilema për formacionin, ndërkohë që Rexhinaldo, i cili pësoi një tërheqje në miqësoren me Kastriotin rreth 10 ditë më parë nuk ia ka dalë dot të jetë gati. Ai nisi përgatitjet dy ditë më parë, por pas kontrolleve mjekësore është vendosur që lojtari të mos rrezikojë.

Formacioni i mundshëm

Selmani – Ademir, FangajGjoni, Sefgjini – Nika, Lushkja, Jonuzi,  Bardhi, Uzuni – Eskerda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online