Tirana si Kombëtarja, risi me rikthimin në Superiore

Këtë vit Superiores shqiptare i rikthehet një emër emblematik i saj, klubi i Tiranës. Duket se 24 herë kampionët e vendit po mundohen të përgatiten sa më denjësisht për të garuar mes më të mirëve. Përveç merkatos së lojtarëve, bardheblutë po mendojnë edhe për imazhin e tyre.

Ashtu si kombëtarja, edhe kryeqytetasit këtë sezon do të kenë një fanellë të dizenjuar enkas për ta nga “Macron”. “Sport Ekspres” mëson se sponsori teknik i Tiranës ka prodhuar diçka speciale për kryeqytetasit, kjo me rastin e rikthimit të këtyre të fundit në elitën e futbollit të vendit. Prezantimi i fanellave të reja do të bëhet në prag të fillimit të sezonit të ri.

Sikurse është vënë re, bardheblutë po i kushtojnë një vëmendje të madhe edhe imazhit. Kjo është parë edhe në prezantimin e lojtarëve me video të ndryshme me plot kreativitet. Gjithsesi tifozët presin rezultate në fushën e blertë, pasi prej vitesh vuajnë mungesën e një titulli kampion.

Edhe Kupa e Shqipërisë që u fitua një vit më parë, erdhi në një moment të zi të klubit bardheblu, pasi për herë të parë ra në Kategorinë e Parë. Tani presin të gjithë Tiranën e madhe dhe dominuese të futbollit shqiptar. Me Skënderbeun të tronditur nga dënimi i UEFA-s, ky mund të jetë momenti i duhur që 24-herë kampionët e vendit të ringrihen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online