Sot në orën 17.00 në “Selman Stërmasi” do të përballet me Kukësin, në një takim miqësor me rëndësi vetëm për bardheblutë.
Kjo për faktin se javën e ardhshme do të luajnë ndeshjen e vajtjes në Europa League, kundër Makabi Tel Avivit.
Për këtë arsye, trajneri i ri Ze Maria do të provojë formacionin që ka në mendje, por edhe gjithë lojtarët e tjerë.
E kundërta do të ndodhë me Kukësin, sepse skuadra kampione nuk do të zbresë në fushë. Trajneri Gjoka ka vendosur të mos hedhë në fushë asnjë lojtar nga ekipi i parë, pasi nesër është parashikuar udhëtimi për në Austri dhe pasnesër miqësorja e parë austriake, ndaj nuk është e nevojshme që të rrezikohet sot, në të nxehtin e Tiranës.