Tirana për rekord në Izrael, me 9 lojtarë U-23 në formacion!

Nga Izraeli, Gjergji Stefa

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, nuk e ka humbur rastin e transfertës në Izrael për të vizituar edhe Jeruzalemin e famshëm. Braziliani është zgjuar shumë herët sot në mëngjes, për të udhëtuar rreth 70 km për në Jeruzalem.

Ndeshja e sotme mes Makabit të Tel Avivit e Tiranës do të zhvillohet sot në mbrëmje (ora 20.00) në Netanja, sepse stadiumi i Makabit është në rikonstruksion.

Nuk dihet ende sa tifozë do të jenë në stadium, pasi stadiumi është 14.000-vendësh, por rreth 11.500 lejohet të hyjnë në të. Përveç kësaj, nuk dihet nëse 9000 tifozë të abonuar të Makabit do të udhëtojnë nga Tel Avivi, edhe pse distanca prej 30 km është aq e vogël, saqë mjaftojnë më pak se 30 minuta për të udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin.

Do të luhet në temperatura mjaft të mira, rreth 20-21 gradë në fillimin e ndeshjes, megjithëse lagështira është në nivele maksimale.

Drejtuesit e Makabit janë shprehur të kënaqur me shortin, pasi përtej faktit që Tirana është emër i madh në Shqipëri, nuk duhet harruar se tashmë bëhet fjalë për një klub të divizionit të dytë. Pikërisht kjo ka habitur drejtuesit izraelitë, të cilët nuk e kuptojnë si Tirana ka arritur të fitojë kupën, por jo të evitojë katastrofën e rënies nga kategoria, gjë që nuk ka ndodhur kurrë me Makabin.

Për sa i përket formacionit, ndoshta duhen hapur librat e historisë, por zor se mund të gjendet një formacion kaq i ri në moshë te Tirana. Duke përjashtuar Ilion Likën dhe Erando Karabecin, të tjerët janë “fëmijë”, ku Kërçiku me 23 vitet e tij ngjan si veteran, ndërsa risia e madhe pritet të jetë mesfushori 18-vjeçari Elvi Berisha, anëtar i Shqipërisë U-19, por asnjë minutë te Tirana në karrierë. Debutues natyrisht është edhe sulmuesi ugandez Sentamu, i afruar kohët e fundit te Tirana.

Formacioni i mundshëm i Tiranës

Lika – Hoxhallari, Domgjoni, Turtulli, Kërçiku – Karabeci, Akua, Doka, Berisha – Mervejl – Sentamu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online