Pak minuta më parë, klubi i Tiranës ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se është ndarë nga jeta një prej tifozëve ikonë të klubit kryeqytetas. Bejrom Burreli është shquar si një prej mbështetësve më të zjarrtë të klubit bardheblu, çka nuk ka kalaur pa u vënë re dhe nga drejtuesit.
Klubi i shpreh ngushëllime familjarëve të një prej tifozëve që e kanë mbështetur skuadrën e Tiranës prej dekadash, siç bëhet me dije dhe në njoftimin e Tiranës. Sigurisht që pritet një nderim për Bejrom Burrelin dhe në ndeshjen e së dielës ndaj Kukësit.
Postimi i plotë i klubit të Tiranës
“Është ndarë dje nga jeta një nga ikonat e tifozerise bardheblu, Bejrom Burreli. Klubi i Futbollit Tirana i shpreh ngushëllime familjes dhe tifozëve që prej shumë dekadash e kanë parë në çdo tribunë bardheblu”.