“Tirana “na la në errësirë”, nuk kemi informacion për ta”! Trajneri i Dinamo Batumi i frikësuar: Do ta njohim në fushë, është shumë e fortë

Tirana do të përballet nesër ndaj Dinamo Batumit në ndeshjen e kthimit. Pas barazimit 1-1 në Air Albania, bardheblutë do të ndeshen me gjeorgjianët në transfertë. Ndërkohë trajneri i Batumit, Geuguchadze, ka folur me superlativa për Tiranën. Nga ana tjetër theksohet mungesa e informacionit për bardheblutë, kryesisht pasi ekipi shqiptar zgjodhi që ndeshjet miqësore përgatitore të mos transmetoheshin për të mbetur enigmë për rivalin.

“Jemi në humor të mirë para kësaj ndeshje. Por për Tiranën, na mbylli gjithçka sa më shumë që mundej, kemi fare pak informacione për ta. Dimë vetëm që i janë shtuar disa lojtarë me shumë kualitete. Tirana është bërë shumë më e fortë tani, do ta njohim vetëm në fushë. Është e vështirë që të bësh një parashikim”, tha trajneri i Batumit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online