Ka të njëjtën popullsi sa Ura Vajgurore, ky është ekipi që la Ferencvaros jashtë Champions League

Futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe për këtë arsye është sporti më i ndjekur në botë. Të papriturat janë ato që e bëjnë edhe më të bukur pasi surpriza është e vazhdueshme. Një e tillë erdhi në turin e parë të Champions League, në kufijtë e së pabesueshme. Gjiganti i Hungarisë, Ferencvaros, që ka provuar edhe grupet e Champions League, këtë herë është eliminuar që në tur të parë. Ajo që e bën historinë më të veçantë është ekipi kundërshtar që e ka eliminuar.

Klaksvik, ky është ekipi nga Ishujt Faroe që i dha surprizën e hidhur duke e mundur në mes të Budapestit dhe mes 18.000 tifozësh në shifrat 0-3. Më shumë njerëz ishin në stadium sesa njerëz ka qyteti i përfaqësuar nga Klaksvik. Vetëm 5.000 banorë janë në këtë qytet të Ishujve Faroe, thuajse sa Ura Vajgurore në Shqipëri, por kjo nuk e ndaloi Klaksvik që të fitonte 3-0 dhe ta eliminonte nga Champions League. Menjëherë pas ndeshjes Ferencvaros ka shkarkuar trajnerin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online