“Tirana na kishte frikë, vononte lojën”/ Shtubina dhe Aleksi përplasen në studio: Të ketë frikë Tirana Egnatian…, do ju rrahim prapë

Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Egnatias ka hapur debate në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Shtubina është përplasur me batuta me Albano Aleksin. Drejtori teknik i Egnatias ka thënë fillimisht se nuk është mërzitur nga humbja me Tiranën, pasi sipas tij bardheblutë e kishin frikë Egnatian. Por menjëherë ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga Albano Aleksi, i cili nuk e pranon frikën te Tirana, ndërsa më pas sfidon me ndeshjen e ardhshme në fazën e tretë. Mesfushori i bardhebluve premton se do i mposhtin përsëri, për t’i vërtetuar kështu se nuk i frikësohen askujt.

Shtubina: “Nuk jam i mërzitur me humbjen me Tiranën, sepse Tirana na kishte frikë”.

Aleksi: “Kështu e mendon drejtori. Të ketë Tirana frikë Egnatian… Tirana nuk ka frikë asnjë”.

Shtubina: “Unë flas me fakte, shikoje ndeshjen. Në fund Tirana vononte lojën, fuste dy topa në fushë. Kur vërshëlleu arbitri u fut i gjithë stoli në fushë“.

Aleksi: “Do ta tregojmë në fazën e tretë, kur t’ju rrahim prapë. Se Tirana nuk ka frikë asnjë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online