I dha barazimin Kastriotit, Santiago Selmani e pranon hapur: Prisja një ftesë nga Kombëtarja U21

Santiago Selmani realizoi golin e vetëm të Kastriotit në ndeshjen e sotme të mbyllur në barazim 1-1 kundër Kukësit. Sulmuesi krutan ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku tregon se ekipi luajti mirë, por në fund ajo që vlen është fitorja. I pyetur në lidhje me Kombëtaren U21, Selmani e thotë hapur se priste një ftesë nga Alban Bushi për dy ndeshjet e muajit nëntor.

“Ndeshja shkoi mirë, por e rëndësishmja është tre pikët. Edhe ne patëm rastet tona. Profesor Çela i bën rrugëdaljet e topit sipas aftësive tona. Ftesa e munguar nga Alban Bushi? Nuk më mori. Normale qe e prisja ftesën, por atë e di trajneri. Kam qenë i dëmtuar më parë dhe tani u bë ndeshja e pestë që po luaj”, ka deklaruar Santiago Selmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online