Tirana kthehet në shtëpi. Bardheblutë do të luajnë sfidën e fundjavës kundër Kastriotit në stadiumin “Selman Stërmasi“. Kryeqytetasit kanë mundësinë të festojnë titullin kampion që këtë javë, prandaj “Tirona Fanatics“ kanë lajmëruar se do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës dhe për të shpresuar të festojnë edhe fitimin e kampionatit.
“Rikthehemi në stadiumin tonë të dielën ku dhe matematikisht mund të shpallemi Kampionë! Tirona pret Kastriotin në “Selman Stërmasi” dhe festa e titullit mund të nisë që këtë fundjavë… Të gjithë bashkë, aty për trofeun e 29 Kampion! Ora 16:45, Fanatics do jenë 1 orë përpara fillimit të ndeshjes. Aty për spektaklin e radhës, traditën, dominimin absolut e mbi të gjitha për Kryeqytetin…për TIRONEN E MODHE“, njofton grupimi “Tirona Fanatics“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/