VIDEO/ Skena të rralla te Chelsea, kapiteni i shkon përballë tifozit të ekipit të tij se e duartrokiti me ironi

Chelsea u mposht sonte në shtëpi nga Arsenal me shifrat 2-4. Ekipi i Tuchel ishte favorit para këtij dueli, por Arsenali befasoi me një ndeshje të shkëlqyer dhe në fund festoi me meritë. Ndeshja do të merrte fund pas penalltisë së shkaktuar nga Azpilicueta dhe Saka arriti të shënonte nga 11-metrat.

Pas ndeshjes, kapiteni i vendasve Azpilicueta ishte në qendër të vëmendjes pas një debati me një nga tifozët e Chelseat. Spanjolli u zemërua që një prej tifozëve lëshoi disa fjalë dhe e e duartrokiti me ironi, ndaj vendosi t’i afrohej për t’u përballur verbalisht me të.

Në fund tifozi qetësoi situatën, por të tjerët që ishin pranë tij kishin diçka tjetër për të thënë. Megjithatë, në fund spanjolli u qetësua dhe shkoi në dhomat e zhveshjes. Por ky është një tregues i qartë se gjërat nuk po shkojnë mirë te Chelsea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online