Tirana kampione? Kushti i parë plotësohet

E thonë shumë, që nëse do të dalësh kampion, duhet të mos pësosh. Kjo arrihet duke pasur një mbrojtje të fortë.  Te Tirana besojnë se e kanë plotësuar këtë kusht për trajnerin Ze Maria, pasi në prapavijë është dubluar çdo pozicion. Veç lojtarëve të sezonit të shkuar, janë bërë edhe afrime të rëndësishme.

Për krahun e djathtë gjithçka ka qenë e zgjidhur. Albi Doka është nën kontratë, ndërkohë që ka rinovuar edhe Dorian Kërçiku. Braziliani ka kërkuar dy mbrojtës qendre dhe drejtuesit nuk kanë ngurruar t’ia sjellin. Vincent Atinga dhe Sedat Berisha janë lojtarët e afruar.

Ata i shtohen Marvin Turtullit dhe të riut Klisman Cake. Katër lojtarë për dy vende, mjaftueshëm. Linja e majtë ka “zot”. Erjon Hoxhallari do të rikthehet nga Laçi pas huazimit për ndeshjet e Kupave të Europës, ndërkohë që alternativë për të është një tjetër i ri nga akademia: Marsel Ismailgeci.

Mbrojtësi i majtë ka provuar të luajë disa ndeshje vjet në Kategorinë e Parë. Ai është edhe pjesë e Shqipërisë U19. Vetë trajneri Ze Maria e ka deklaruar më parë se nuk e ka problem aspak moshën e lojtarëve dhe që kushdo që është i gatshëm të luajë do të zbresë në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online