“Tirana është e vogël në krahasim me ne”, trajneri i Beshiktashit flet për futbollin shqiptar: Vlerësoj shumë Cikalleshin, me shqiptarët nuk ndihemi të huaj

Tirana do të përballet mbrëmjen e nesërme me Beshiktashin në ndeshjen e dytë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në prag të kësaj sfide, trajneri i klubit turk është paraqitur në konferencën për shtyp, ku ka shuar kureshtjen e gazetarëve. Senol Gynesh është i bindur te fitorja, por nga ana tjetër vlerëson Shehin për punën e bërë te Tirana. Trajneri i Beshiktashit flet edhe për futbollin shqiptar dhe marrëdheniet me lojtarët shqiptarë.

“Në radhë të parë ndihem shumë mirë që jam sot në Tiranë. E vlerësoj shumë Tiranën. E njohim nga ndeshja e parë. Kanë lojtarë të mirë dhe që mund të vënë në vështirësi. Ne kemi eksperiencën tonë. Shpresojmë që ndeshja e nesërme, edhe pse kemi avantazhin 3-1, të jetë në favorin tonë. Duke e parë nga ndeshja e parë, skuadra e Tiranës luan në grup. Ka lojtarë që rreshtohen mirë. Ne njohim dy lojtarë që kanë luajtur në Turqi, Abazajn dhe Selmanin, pjesa tjetër janë lojtarë që zhvillojnë lojë ne tyre në grup. Ne do i tërheqim në lojën tonë. Stadiumi është shumë i mirë, por jam i pakënaqur me barin e fushës, i cili mund të ndikojë për keq.

Me sa kam arritur ta studioj, mendoj që Shehi ka bërë një punë të mirë.  Duke analizuar edhe sezonin e shkuar, kemi parë që ka zhvilluar ndeshje të mira në kampionat, por edhe në Europë. Janë një ekip kompetitiv, por jo në përmasat e Beshiktashit. Ne i kemi cilësitë e një ekipi të madh. Në raport me ne është një skuadër e vogël. Megjithatë, në vitet e fundit futbolli shqiptar ka bërë shumë zhvillime. Me sa kam dijeni, ka shumë lojtarë shqiptarë që po luajnë në Europë.

Ne mendojmë të zhvillojmë lojën tonë, pavarësisht se si vjen kundërshtari dhe si përshtatet me lojën tonë. Ne do krijojmë lojën me mundësinë që na jepen. Është një kundërshtar që do të provojë të na vërë në vështirësi dhe të marrë rezultat. Me analizën që kemi bërë në bazë të ndeshjes së parë, do të përpiqemi të marrim rezultatin më të mirë. Besojmë se rezultati më i mirë dhe kushtet që kemi krijuar këtë ndeshje, do na përkasi ne.

Unë e njoh futbollin shqiptar, sepse kemi pasur ndeshje edhe me ekipet kombëtare. Cikalleshi është një nga lojtarët që po luan shumë mirë te Koniaspori në Turqi, e vlerësoj jashtë mase. Kam vlerësim maksimal edhe për presidentin e klubit Bursaspor, i cili është shqiptar. Ne me lojtarët shqiptar nuk ndihemi të huaj apo të ndryshëm, sepse kemi miqësi edhe jashtë fushe”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online