Tirana është e vetmja që bind, edhe statistikat i veçojnë bardheblutë në rrugën e titullit kampion

Tirana udhëheq tabelën e renditjes në “Abissnet Superiore“. Bardheblutë po përparojnë drejt titullit të dytë kampion radhazi. Kryeqytetasit janë në një diferencë prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt, Vllaznia dhe Partizani, por statistikat i veçojnë në rrugën drejt trofeut të Superiores.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka treguar më tepër qendrueshmëri deri në këtë pikë të kampionatit, ku nuk është ndikuar shumë as nga largimet me peshë në merkato. Përpos pikëve, Tirana ka golavarazhin më të mirë në elitën e futbollit shqiptar. Bardheblutë numërojnë 33 gola të shënuar, më shumë se kushdo tjetër këtë sezon, dhe vetëm 15 të pësuar, më pak se çdo ekip tjetër në “Abissnet Superiore”.

Dy repartet funksionojnë më së miri dhe kanë një ekuilibër perfekt, ndryshe nga skuadrat e tjera pretendente, që kanë një golavarazh mjaft të ulët. Për më tepër largimi i Xhixhës nuk ka krijuar ngërç në repartin e avancuar të Tiranës, që përsëri ka ditur të shënojë, duke gjetur edhe Florent Hasanin si pasardhësin e tij. Bardheblutë janë në shinat e duhura, titulli është më pranë tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online