Është student i Benzemasë dhe Halandit, Vrioni nuk njeh pushime: Kam ardhur këtu për të fituar

Xhakomo Vrioni është duke punuar fort për të gjetur formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin e shkuar me vetëm 1 gol në 7 paraqitje me New England Revolution. Futbollisti 24-vjeçar mbërriti në Boston në mesin e sezonit, duke qenë më i disavantazhuar fizikisht në krahasim me lojtarët e tjerë të kampionatit. Për të mos mjaftuar ndërrimi i kampionatit dhe i kontinentit, Vrioni vuajti edhe një lëndim që ndikoi jo pak në gjendjen e tij fizike.

Por ish-sulmuesi i Juventusit ka vendosur të rikthehet në 100% të formës së tij. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Vrioni tregon se nuk ka pushuar aspak që nga vjeshta e vitit të shkuar, kur përfundoi sezoni në MLS, e deri më tani. Kubi shkruan se lojtari shqiptar është stërvitur nga dy herë në ditë gjatë kësaj periudhe, si dhe punën e ka vazhduar edhe jashtë fushe, duke qenë një student i dy lojtarëve të tij të preferuar, Benzemasë dhe Halandit, nga të cilët përpiqet të mësojë sa më tepër.

“Të jem i sinqertë, nuk pushova. U ktheva në shtëpi në Itali dhe isha i fokusuar në përgatitjen për sezonin e ri, kështu që fillova të punoja menjëherë. Kam punuar dy muaj, çdo ditë, pasdite dhe mëngjes. Tani që po shikoj rezultatet, jam i lumtur për këtë, edhe nëse nuk kam pushuar shumë, edhe nëse nuk kam parë shumë familjën time. Kjo është puna ime. Të jesh i shëndetshëm dhe të përgatitesh është gjëja më e rëndësishme.

Ishte e vështirë sepse të vije në mes të sezonit kur djemtë e tjerë janë gati, të gjitha ekipet [e tjera] janë gati, nuk ishte e lehtë. Doja të tregoja gjithçka, por me këtë dëmtim pata pak problem dhe nuk luajta shumë. Pra, për mua nuk ishte e lehtë. Synimi im? Të fitoj, të fitoj, të fitoj, të fitosh. Të ndihmoj ekipin, ky është qëllimi im. Shpresojmë të fitojmë, sepse kjo është arsyeja pse jemi këtu, sepse duam të fitojmë diçka. Do të jetë e vështirë, por ne kemi besim për këtë, kështu që ne do të vazhdojmë të shtyjmë, sepse unë besoj në këtë ekip”, ka deklaruar Xhakomo Vrioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online