Tirana dhe Luftëtari do të masin forcat në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa do të përballen me njëri-tjetrin. Lidhur me shortin reagimet e para i kanë dhënë drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi si dhe aksioneri i Luftëtarit, Artur Dadaj.
Arbi Laçi u shpreh: “Personalisht më pëlqeu shorti. Duke qenë se me Luftëtarin kemi të bëjmë dhe në kampionat, do ishte mirë që të bënim dhe në Kupë, kështu që besoj ishte një short i mirë.”
Trofeu i Kupës – “Objektiv është Europa, objektiv është Kupa, por paraprakisht duhet të sigurojmë shkëputjen nga zona e ftohtë, pasi nuk na pëlqen fakti që jemi aty.”
Ndërkohë nga ana tjetër, Artur Dadaj deklaroi: “Do të jetë një gjysmëfinale e bukur. Në të dyja kemi shpresa që të kalojmë. E kemi forcën dhe fuqinë, pasi ekipi është në formën e duhur. U gëzova pasi ekipeve të kryeqytetit thuajse ua kemi marrë dorë. Mposhtëm Partizanin që është pothuajse kampion, shpresoj që me Tiranën të ndodhi e njëjta gjë.”
Trofeu – “Pse jo. Ekipi është në formë. Kemi një trajner që di ta vendosë mirë ekipin dhe ka bërë shumë mirë. Shpresat janë shumë të mëdha.”
Licensimi për kupat e Evropës – “Sigurisht që jemi gati të licensohemi për Europën.”