Tirana asist Teutës? Llogaritë nuk kanë fund në Superiore, Laçi dhe Vllaznia e kanë në dorën e tyre titullin

Edhe vetëm 3 javë na ndajnë nga kurorëzimi i kampionit të Kategorisë Superiore. Derbi i sotëm mes Partizanit dhe Tiranës shihej si përcaktues në rrugën e titullit, aq sa një ndalje e sotme e të kuqve shihej si një asist për Teutën. Por a është vërtetë i tillë? Vetëm 3 pikë diferencë në një kohë kur janë edhe 9 të tjera në lojë nuk e bëjnë aspak të sigurt trofeun për bregdetarët.

Aq më tepër kur dueli i radhës është pikërisht ai mes të dyja këtyre skuadrave. Por pas derës vazhdojnë të qendrojnë ende edhe Laçi me Vllazninë, teksa në këtë sezon llogaritë nuk kanë fund. Si kurbinasit ashtu edhe kuqeblutë e kanë ende në dorën e tyre çështjen e titullit. Pas duelit me Partizanin, Teutën e pret Laçi, ndërsa në të njëjtën ditë Vllaznia sfidon të kuqtë.

Ndërkohë një tjetër duel kokë më kokë mes pretendentëve është edhe ai mes shkodranëve dhe Laçit, duke e bërë situatën edhe me të koklavitur. Në këtë kalendar që nuk premton siguri për askënd e vetmja gjë në dukje e sigurt është fakti se ekipet duhet të presin nddeshjen e fundit për të mësuar se cili do të vërë dorën e tij mbi kupën e kampionit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online