Tifozja 9-vjeçare nuk gjeti këpucë, Curry tregon “klas” edhe jashtë parketit

Stephen Curry njihet si një nga basketbollistët më të mirë në Amerikë dhe sukseset që po arrin vitet e fundit me Golden State Warriors e konfirmojnë akoma më shumë këtë fakt. Curry, përveçse një basketbollist i shkëlqyer, është dhe një person mjaft i dashur për fansat jashtë parketit. Këtë gjë 30-vjeçari e ka treguar dhe së fundmi, ku ka ndodhur diçka mjaft interesante me një tifoze të vogël të tij.

Idhulli i tifozëve të Golden State, ka marrë një letër nga një 9-vjeçare e quajtur, Riley, e cila i tregonte se nuk arriti të gjente këpucë të markës “Curry 5s” në seksionin e vajzave, kur vizitoi faqen e internetit “Under Armour”, markë që sponsorizon sportistin.

Letrën e vogëlushes e publikon në rrjetet sociale i ati: “I dashur Stephen Curry. Quhem Riley (si vajza jote), jam 9 vjeç dhe jam nga Napa, Kaliforni. Jam admiruese e jotja e madhe. Më pëlqen të shkoj në ndeshjet e Ëarriors me babin tim, të cilit i kërkova të më blinte një palë “Curry 5s”, sepse po filloj sezonin e ri në basketboll. Kërkuam në faqen e Under Armour dhe u zhgënjyem kur pamë se nuk kishte ‘Curry 5s’ në shitje në seksionin e vajzave. Megjithatë, në seksionin e djemve kishte, bile edhe mund të personalizoheshin. E di që ti mbështet sportistet femra, sepse ke 2 vajza dhe organizon kampe basketbolli për vajza. Shpresoj që të bashkëpunosh me Under Armour për ta ndryshuar këtë gjë, sepse edhe vajzat duan të luajnë me këpucët “Curry 5s”.
Letra bëri xhiro në internet dhe nuk mund të mos e vinte re edhe vetë Curry, i cili u përgjigj në Twitter: “Përshëndetje Riley. E vlerësoj shqetësimin tënd dhe kam biseduar me “Under Armour” dy ditët e fundit, për të parë si mund ta zgjidhim këtë problem. Fatkeqësisht, i kemi etiketuar masat më të vogla si ‘fëmijë’ në faqen ueb dhe po e korrigjojmë këtë. Dua të sigurohem që ti do t’i përdorësh këpucët e mia me krenari, ndaj do të të dërgoj një palë “Curry 5s” dhe do të jesh ndër të parat që do të marrë edhe “Curry 6”. Në fund, po punojmë për diçka speciale për Ditën ndërkombëtare të Femrave, më 8 mars, dhe dua që ta festosh me mua! Së shpejti do të kemi të reja të tjera, por planifiko që të jesh në Oakland atë natë! Gjithë të mirat!”.

Një gjest mjaft i veçante nga ana e basketbollistit amerikan, i cili duket se vlerëson në maksimum dhe fansat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online