Foto | Teuta motivon lojtarët para Skënderbeut me një… “dhuratë”

Teuta është një prej skuadrave më në formë të momentin, për shkak se nuk ka humbur asnjë nga 7 sfidat e fundit që ka luajtur. Në javën e 15-të “djemtë e detit” do të sfidojnë Skënderbeun, kampion në fuqi, në një takim mjaft të vështirë.

Para transfertës korçare, skuadra ka marrë një dhuratë nga drejtuesit, të cilët kanë menduar që t’u krijojnë kushte sa më të mira futbollistëve. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi i Teutës ka prezantuar autobusin e ri, me të cilin do të udhëtojnë lojtarët së bashku me stafin teknik.

Në Korçë, skuadra do të shkojë me autobusin e ri. Mund ta konsiderojmë dhe një formë motivimi, para një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Skënderbeun. Kujtojmë që në fazën e parë Teuta arriti që t’i thyente korçarët me rezultatin 2-0  në “Niko Dovana”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online