Tifozët u ndezën me prezantimin e hijes, Conte: Më lehtë lëvizim Domo-n sesa marrim Mesin te Interi

Historia e Lionel Mesit dhe Interi vazhdon që të mbetet në kryeqendër të vëmendjes në Itali. Blerja e shtëpisë nga ana e babait dhe menaxherit të yllit argjentinas, dëshira për të rivalizuar edhe njëherë të fundit me Kristiano Ronaldon, ishin dy arsye të mjaftueshme për të rilindur një shkëndijë të vjetër.

Por zyrtarë të ndryshëm nga klubi i Interit do t’i shuanin këto zëra, derisa kompania Suning e kthen në pikën zero. Pronarët e Interit vendosën që prezantimin e ndeshjes me Napolin ta bënin me hijen e Lionel Mesit, për të ngritur pikëpyetje të mëdha dhe për të mbushur me optimizëm tifozët, teksa argjentinasi ishte në sheshin kryesor të Milanos, Duomo.

Megjithatë Antonio Conte e ka komentuar shkurtimisht dhe prerë këtë lëvizje të mundshme pas fitores 2-0 ndaj Napolit, duke thënë: “Më e lehtë është të lëvizim Duomo-n nga vendi sesa të sjellim Lionel Mesin te Interi”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online