Cristiano Ronaldo është “Michaeal Jordan” i futbollit, lojtari i Manchester United i thur elozhe 

Sulmuesi i Manchester United, Lingard, ka ngritur në piedestal figurën e Cristiano Ronaldos. Sipas anglezit, CR7 është ekuivalent me legjendën e basketbollit, Michaell Jordan, që cilësohet nga shumë analistë të këtij sporti, si një nga më të mirë në historinë e NBA. Lingard që ka arritur të luajë përkrah Ronaldos, vetëm në kohën kur ishte pjesë e akademisë së Manchester United, tha gjithashtu se Cristiano është më i miri në historinë e futbollit.

“Nëse më vjen një emër në mendje që i ngjason Michael Jordan, është vetëm Ronaldo. Askush tjetër nuk ka fituar, ato që ka fituar ai. Gjithashtu është edhe i pëlqyer nga të gjithë fansat, njësoj si Jordan. është më i miri në historinë e futbollit!”- deklaroi Lingard i pyetur se nëse i kishte hapur probleme kur kanë luajtur kundër, Lingard u përgjigj në këtë mënyrë. ” Të them të drejtën jo! Ne luajmë në pozicione të njëjta, prandaj nuk kemi patur shumë kontakt. Por përballë tij, askush nuk do të donte të ishte mbrojtës.” /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online