Ultrasët e “Curva Sud”, letër të hapur kundër Rajolës, Xhixho do të vendosë më 14 qershor. Kërkojnë edhe ndërhyrja nga federata për të dënuar agjentin
Tifozët e Milanit, të bashkuar, nën drejtimin e ”Curva Sud” dje ka publikuar një komunikatë, ose një letër të hapur, pikërisht në sitin zytar të tyre, duke sqaruar edhe opinionin që ata kanë në lidhje me situatën e krijuar të Xhanluixhi Donarumës, e ardhmja e të cilit është ende e pasigurt dhe e pazgjidhur.
SULMI NDAJ RAJOLËS – “Shkruajmë këto rreshta, përkundër vullnetit tonë, sepse e quajmë të çmendur dhe totalisht anormale situatën e krijuar me “çështjen Donaruma”. Po flasim për një fenomen, por në një moshë shumë të re, që ndodhet në duart e një menaxheri pa skrupuj dhe gjendet aktualisht në një situatë që po nervozon dhe jo pak, si klubin, ashtu edhe tifozët e Milanit. Është e pabesueshme sesi një personazh mund të bëjë të gjithë këtë, për të mbajtur në shah mat klubin e Milanit dhe pjesërisht edhe një djalosh 18-vjeçar që kalon nga puthja e fanellës së Milanit çdo të diel, në objektin e diskutimeve të pashmangshme, duke qenë se kjo që po ndodh është thjesht dhe vetëm një mënyrë përfitimi nga një njeri, duke mos i dhënë asnjë lloj shansi të shprehë atë që dëshiron vetë të interesuarit. Vullneti i lojtarit duhet të ketë një peshë, po ashtu si vullneti i klubit. Nuk është e mundur që disa personazhe të mund të jenë të paskrupullt dhe t’i lejojnë vetes të tilla sjellje, duke parë që detyra e tyre si menaxherë është thjesht dhe vetëm të gjejnë akordin në favor të atyre që përfaqësojnë dhe jo të bëjnë klauzolat vetëm për interesat e tyre, siç ndodhi me Pogbanë dhe Juventusin”.
VENDOS MË 14 QERSHOR – Ndërkohë, Xhanluixhi Donaruma do të vendosë përpara 14 qershorit. Sipas asaj që ka shkruar dje “Sky Sport 24”, dje ka pasur një tjetër kontakt mes Milanit dhe menaxherit të lojtarit, Rajolës, i cili ka deklaruar se vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim përpara nisjes së aventurës së kombëtares italiane U-21 në Evropian. Milani duket se ka dhënë ok-in, me rekomandimin për të mos tejkaluar kohën e vendosur si limit për të dhënë një përgjigje.