PSG tenton Alegrin, Juve, gati të rinovojë

0

Trajneri i bardhezinjve kërkohet nga Al Kelaifi, Marota bën gati tavolinën e bisedimeve për të mbajtur teknikun

Ka dashur të shuajë çdo lloj dyshimi të paktën përpara telekamerave Masimiljano Alegri që në fund të ndeshjes me Realin ka konfirmuar se do të jetë në 100% te Juventusi edhe për vitin e ardhshëm. Por me çfarë kosto për Juventusin? Kjo është pyetja që të gjithë drejtuesit bardhezinj po bëjnë përpara se të ulen në një tavolinë për të diskutuar me trajnerin toskan. Alegri – thonë, – ka nga ana e tij edhe një ofertë nga ana e PSG-së që është gati t’i garantojë atij 10 mln euro në sezon.

Dhe takimi tashmë duhet të bëhet urgjent dhe drejtuesit së bashku me trajnerin duhet të ulen për të parë të ardhmen, të kuptojnë se cilat janë synimet reale dhe nëse objektivat janë reciprokë në mënyrë që ata, në fund, të nënshkruajnë kontratën e re, pasi aktualja skadon në vitin 2018. Dhe kontrata e re flitet që mund të jetë deri në 2019, ose 2020-n në mos ndonjë vit më shumë. Përsa i përket tavanit të rrogës, shifrat nuk bëhen ende të ditura, edhe pse flitet për 8 mln euro në vit, një shifër gjithsesi e ekzagjeruar.

GARANCITË TEKNIKE –  Përsa i përket garancive teknike,  duket se gjithçka do të jetë në perspektivë. Do të jenë të paktën 3-4 përforcime për të tentuar një sulm tjetër te Championsi. Duhen përforcime të rëndësishme. Të paktën një mbrojtës qendror i një niveli të madh, edhe sepse Barzalji dhe Kielini do të kenë një tjetër vit më shumë mbi shpatulla. Trajneri do të kërkojë Markinjos. Kundër Realit ka qenë e dukshme që mesfushorë do të duhen të paktën dy. Një titullar dhe një zëvendësues me nivel. Me Matiçin që do të jetë emri i parë i kërkuar nga Alegri. Dhe përpara, për të kompletuar repartin do të duhet Shik, edhe pse ëndrra është Di Maria.

HAMES DHE MBAPE – Pas një sezoni zhgënjyes, PSG-ja ka nisur të çmendet në merkato për të përforcuar skuadrën që, në sezonin e fundit, nuk është treguar në lartësinë e ambicieve të klubit. Dhe goditja e parë është Pepe, me të cilin është arritur një akord përfundimtar dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Megjithatë, parizienët duan edhe Hames Rodrigezin dhe Mbapenë. Për ta kanë folur presidenti Al Kelaifi dhe agjenti Horge Mendez. Dhe për Hamesin duket se gjithçka mund të bëhet, duke qenë se në finalen Champions ai mbeti jashtë finales, teksa duket se tani është edhe larg projektit të Zidan. Dhe duket se kjo është një dhuratë që Al Kelaifi do t’ia bëjë skuadrës, sidomos nëse në stolin e saj do të ulej Maks Alegri.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.