Tifozët kuksianë të pakënaqur, por i ngushëllon… Cungu

0

Në postimin e Kukësit, tifozët nuk kanë nguruar që të shprehin pakënaqësinë për lëvizjet që po bën Kukësi. Largim i Pakult vetëm 3 ditë para ndeshjes së kthimit me Valetën është konsideruar i papranueshme për pjesën më të madhe të tifozerisë, që nuk i ka kursyer dhe ofendimit në postimin e Kukësit. Gjithsesi më pas komentet janë fshirë nga klubi.

E vetmja gjë që duket se i ngushëllon kuksianët është lajmi që Cungu do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Shkodrani ka bërë mjaft mirë te Kukësi në edicionin e parë në Superiore, teksa në Kupat e Europës e udhëhoqi skuadrën deri në raundin “play-off”. Afrimi i Cungut ka gjetur mbështetjen e tifozerisë, por sërish është konsideruar si lëvizje jo shumë e zgjuar në këtë pikë ku është skuadra.

Skuadra ka shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në transfertë. Në lojë është një misioni i vështirë si kualifikimi, që duke parë dhe situatën që është krijuar do të duhet një sforco shumë e madhe nga kuksianët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.