Tifozët fitojnë në “Selman Stërmasi”, mbyllet edhe me një përplasje Lerda-Duro
Takimi mes Partizanit dhe Kukësit që ishte njëkohësisht ndeshja më e rëndësishme e javës së 10 është mbyllur në një barazim pa gola. Megjithëse rastet më të mira i kanë pasur të kuqtë, nuk u arrit të zhbllokohej rezultati nga vendasit.
Ndërkohë verilindorët janë zgjuar në minutat e fundit duke rrezikuar portën, por Alban Hoxha ishte në nivelin e duhur. Gjithashtu notën “10” meritojnë tifozët që i kishin mbushur shkallët e stadiumit në pjesën më të madhe duke mbështetur skuadrën në çdo sekondë të lojës.
Një momente tensioni ka pasur edhe mes trajnerëve në minutën e 80. Lerda i është ankuar Duros se lojtarët e Kukësit po vononin lojën, pasi ishin të kënaqur edhe me barazimin. Ndërkohë trajneri i verilindorëve është habitur nga reagimi i kolegut të tij. /Sport Ekspres/
(11′ Traversa e Çinarit)
(Momenti kur Lerda proteston dhe kërkon penallti, por goditja ishte jashtë zonës)