Tifozët e Milanit acarohen keq me portierin e tyre, Donaruma qesh me humbjen 3-0 dhe rrezikimin e Champions

Humbja e Milanit ndaj Lazios bën situatën e kuqezinjve mjaft delikate, në luftën për Uefa Champions League. Tashmë skuadra e drejtuar nga Pioli e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 66 pikëve, po aq sa kanë dhe kundërshtarët (Juventusi dhe Napoli). Kur situata duket mjaft kritike, edhe për shkak të kalendarit mjaft të vështirë, Donaruma acaron keq tifozët e Milanit.

Portieri kuqezi është fotografuar duke qeshur pas përfundimit të ndeshjes me Pepe Reinën, që tregon dhe një shenjë që Donaruma e ndien peshën e fanellës që mban veshur dhe përgjegjësinë që ka me Milanin. Tifozët në Tëitter kanë shpërthyer në ofendime ndaj portierit, të cilët i kanë kërkuar largimin nga Milani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online