“Lojtarët? Le të kenë të njëjtën fytyrë si mua: të zhgënjyer”, Pioli pas humbjes: Nuk e kuptoj si nuk ishte faull ndaj Çalhanoglu

Milani ka lëkundur pozitat e tij në Serie A pas humbjes së sotme kundër Lacios. Ai rezultat 3-0 nuk ka ardhur mirë në kampin kuqezi, që tani ndjejnë edhe presionin për të arritur një vend në Champions League. Stefano Pioli ka folur për mikrofonin e “Sky Sports” pas ndeshjes, ku komenton disfatën ndaj bardhekaltërve.

“Siç ndodh shpesh kur këto lojëra humben nga episode, kundërshtarët ishin më të mirë se ne. Ne luajtëm më mirë në pjesën e parë dhe na duhej të barazonim. Unë prisja më shumë nga ekipi, ne kemi cilësitë teknike dhe fizike për të bërë më mire. Loja u bë e ndërlikuar në 2-0 dhe nuk e kuptoj se si ai ndaj Çalhanoglu nuk mund të ishte faull.

Cila ishte fytyra e lojtarëve pas këtij nokauti? Le të kenë të njëjtën fytyrë si unë: të zhgënjyer, sepse ishte një ndeshje e rëndësishme. Nuk ishte një ndeshje e keqe, por duhet bërë më shumë.

Tani bëhet e vështirë për garën e Ligës së Kampionëve? Shumë. Kundërshtarët janë të fortë, por ne jemi atje dhe nuk duhet të ndiejmë keqardhje për veten tonë, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë ndër të tjera Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online