Humbja e Milanit ndaj Lazios bën situatën e kuqezinjve mjaft delikate, në luftën për Uefa Champions League. Tashmë skuadra e drejtuar nga Pioli e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 66 pikëve, po aq sa kanë dhe kundërshtarët (Juventusi dhe Napoli). Kur situata duket mjaft kritike, edhe për shkak të kalendarit mjaft të vështirë, Donaruma acaron keq tifozët e Milanit.
Portieri kuqezi është fotografuar duke qeshur pas përfundimit të ndeshjes me Pepe Reinën, që tregon dhe një shenjë që Donaruma e ndien peshën e fanellës që mban veshur dhe përgjegjësinë që ka me Milanin. Tifozët në Tëitter kanë shpërthyer në ofendime ndaj portierit, të cilët i kanë kërkuar largimin nga Milani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/