Sot është një datë historike për gjithë lacialët, pasi festojnë 119-vjetorin e krijimit të klubit të tyre të dashur. Gjithçka nisi në 9 janarin e vitit të largët 1900 ku nëntë të rinj themeluan Lacion dhe tifozët bardhekaltër vazhdojnë e krenohen me faktin që janë ekipi i parë i kryeqytetit italian.
Të shumtë kanë qenë tifozët, të njohur për problemet që krijojnë, që kanë dalë duke festuar gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa festimet kanë degjeneruar në përplasje. Në fillim ka patur shkëndija midis dy grupimeve brenda llojit, ndërsa policia ka ndërhyrë për të ndarë. Aq ka mjaftuar dhe dy grupimet laciale kanë harruar inatet mes tyre dhe i janë vërsulur policisë së bashku.
Ultrasit e skuadrës së Lacios janë ndeshur me policinë në ambientet e selisë së klubit kryeqytetas. Persona të maskuar kanë goditur me sende të forta dhe mjete piroteknike policinë, që për vetëmbrojtje i është kundërpërgjigjur atyre me gaz lotsjellës.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tre tifozë janë shoqëruar në komisariat, ndërsa shtatë policë kanë përfunduar në spital. Një ngjarje aspak e hijshme për futbollin italian, që goditet përsëri nga huliganizmi, ndërkohë që Lacio feston ditëlindjen e 119-të.
Scontri tra polizia e tifosi dopo la mezzanotte in occasione dei 119 anni della #Lazio a Piazza della Libertà pic.twitter.com/4NvTME9Pxb
— Francesco Pietrella (@frapietrella) January 8, 2019