Tifozët e kishin mbushur stadiumin si të ishte Kombëtare, Tirana është e pathyeshme në Air Albania

0

Në momentin kur Tirana humbi ndaj Kastriotit, dukej se gjithçka po shkonte “në djall” te bardheblutë. Po flasim për sezonin fantastik të kryeqytetasve që mund të merrte goditje vetëm nga një humbje.

Disa zëra dolën kundër ekipit dhe mënyrës sesi u paraqit ndaj vendit të fundit të Superiores. U mendua se kjo do të sillte edhe një reagim të tifozëve, por nuk ishte kështu. Sportdashësit e kishin tejmbushur “Air Albania-n” si të ishte një ndeshje Kombëtare.

Kjo e vuri dukshëm nën presion edhe vetë Laçin që u gjunjëzua me 4 gola brenda vetëm 45 minutash. Në Air Albania duket se Tirana është e pathyeshme, ndikuar nga gjendja e fushës për lojën që prodhohet dhe mbështetja e tifozëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.